Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person në Prizren është gjendur pa shenja jete.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën ‘Rifat Krasniqi’ në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë”, ka thënë Bytyqi.
Prokurorët dhe hetuesit janë njoftuar për rastin, dhe tashmë është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./21Media