Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në shtëpinë e tij në Prizren.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Prizren / NN. Raportohet se më 05.10.2025 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /21Media