Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit
Sot rreth orës 11:08 policia ka pranuar një informacion se në fshatin Verbovc të komunës së Kllokotit se një person në shtëpinë e tij dyshohet të jetë gjetur pa shenja jete.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 18.06.2025 rreth orës 11:08 kemi pranuar informacion se në fshatin Verbovc të komunës së Kllokotit një person në shtëpinë e tij dyshohet të jetë pa shenja jete. Njësitet policore së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1977 është pa shenja jete. Gjatë hetimeve preliminare të zhvilluara nga hetuesit policorë në vendin e ngjarjes dhe në praninë e mjekësisë ligjore, nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime në trupin e të ndjerit. Sipas deklarimeve të disa familjarëve, personi ka jetuar i vetëm dhe kishte probleme të njohura shëndetësore”, tha Osmani.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të vdekjes, tha Osmani për portalin rtv21.tv