Gjendet pa shenja jete personi që ishte raportuar i zhdukur në Mitrovicë të Veriut

Një person që ishte raportuar i zhdukur në pjesën veriore të Mitrovicës është gjetur pa shenja jete të dielën.

Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se viktima ishte raportuar i zhdukur që nga mbrëmja e 10 nëntorit.

“Lidhur me rastin ‘person i zhdukur’ është raportuar se me datën 12.11.2023 rreth orës 08:10 viktima e rastit mashkull kosovar nga një dëshmitar ishte gjetur i shtrirë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me urdhër të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet vdekje e dyshimtë./21Media

Back to top button