Gjendet pa shenja një person në Bilincë të Gjilanit

Një 50 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani shtoi se hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar dhe se me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML.
“Me datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976. Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Osmani për rtv21.tv /21Media