Gjendet piktura e Gustav Klimt pas 100 vjetësh

Një pikturë e artistit austriak, Gustav Klimt, që besohej se ishte humbur për 100 vjet me radhë, është gjetur në Vjenë.

“Portreti i Fraulein Lieser” dikur i përkiste një familjeje hebreje në Austri dhe për herë të fundit u pa në publik në vitin 1925, raporton BBC.

Pas këtij viti fati i saj ishte i paqartë, por më vonë del që familja e pronarëve aktualë e ka pasur pikturën që nga viti 1960, transmeton rtv21.tv.

Shtëpia e ankandit, Kinsky thotë se vlera e kësaj pikture ka arritur të mbledhë më shumë se 54 milionë dollarë.

“Një pikturë kaq e rrallë, me rëndësi dhe vlerë artistike nuk ka qenë e disponueshme në tregun e artit në Evropën Qendrore për dekada”, tha Kinsky në një deklaratë.

Portreti i Gustav Klimt tani do të dalë në ankand më 24 prill në emër të pronarëve dhe pasardhësve ligjorë të familjes, Lieser.

Kjo bazohet në Parimet e Washingtonit, një marrëveshje ndërkombëtare për kthimin e artit të grabitur nga nazistët tek pasardhësit.

Para ankandit, piktura do të prezantohet në vende të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën, Gjermaninë dhe Hong Kongun, tha shtëpia e ankandeve.

Portreti dikur i përkiste familjes Lieser, të cilët ishin industrialistë të pasur, çifutë në Vjenë.

Një avokat i artit tha për mediat austriake se deri më tani nuk kishin gjetur asnjë provë se vepra ishte grabitur ose vjedhur para ose gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Arti i Klimt ka marrë shuma të mëdha në ankand në të kaluarën, vepra e tij “Zonja me një tifoz” u shit për 85.3 milionë funte në qershor, duke e bërë atë veprën më të vlefshme të artit të shitur ndonjëherë në nj ankand në Evropë./21Media

Back to top button