Gjendet trupi i 4-vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

(Lajm i përditësuar)

Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dhënë detaje lidhur me gjetjen e trupit të 4 vjeçarit, i cili është gjetur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

“Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 12:00. I njëjti është dërguar për procedura mjeko-ligjore”, i tha rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Policia në mëngjes ka bërë të ditur se kanë nisur kërkimet që nga dje për gjetjen e 4-vjeçarit.

Edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është angazhuar në gjetjen e fëmijës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ta gjejë pa shenja jetë trupin e fëmijës katërvjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë. Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pas ditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.

Gjendet trupi i 4-vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçarit që kishte rënë dje në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Trupi i viktimës është gjetur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Përndryshe, edhe dje ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë kërkuar 4 vjeçarin./kp

Back to top button