Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Grabanicë të Klinës

Është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, në lumin Bistrica në Grabanicë të Klinës, E njëjta u raportua e zhdukur mbrëmë nga familjarë të saj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për mediat konfirmoi se trupi i pajetë u gjet rreth orës 13:15.

“Është gjetur rreth orës 13:15 minuta nga Policia. Mbrëmë diku rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet”, tha ai.

Gashi tha se rasti ishte inicuar si “person i zhdukur” dhe nga kërkimet, trupi i pajetë u has “diku një kilometër larg urës së fshatit”, derisa shtoi se vdekja e saj është konfirmuar nga mediat.

 

Back to top button