Gjendja aktuale në pikat e kalimeve kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e reja sa i përket fluksit të automjeteve në pikë kalimet kufitare.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë sot raportohet për pritje të gjata në dalje të Kosovës.

Sipas raportit të orës 07:38 koha e pritjes për dalje nga kjo pikë kufitare arrin deri në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është e gjatë rreth 500 metra.

Ndërsa në Merdarë pritjet janë prej 20 deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova.

Ndërkaq në pikat tjera kufitare koha e pritjes për hyrje dhe dalje është relativisht më e shkurtër, nga 3 deri në 5 minuta, dhe nuk raportohet për kolona të gjata./21Media

Back to top button