Gjendja aktuale në pikat e kalimeve kufitare në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet që janë në pikë- kalimet kufitare.

Në përditësimin që është bërë për sot (e diel), vërehet se pritje më të gjata ka në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

Aty pritja është 30 deri në 40 minuta për të dalë nga Kosovë, ndërsa në hyrje po pritet 5-10 minuta.

Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritjet për dalje janë 10 deri 20 minuta, po ashtu edhe për hyrje 5 deri 10 minuta.

Në pikat tjera kufitare po pritet jo më shumë se 10 minuta.

Back to top button