Gjendja e babait të Kadri Veselit vazhdon të jetë e rëndë

 

Gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, Fazli Veselit vazhdon të jetë e rëndë.

Për portalin rtv21.tv Enis Istrefi ushtruesi i detyrës së spitalit të përgjithshëm të Mitrovicës, ka thënë se babai i Veselit ka pësuar sulm në tru dhe është shtrirë në spital të martën.

Specialist i Neurologjisë, Istrefi ka thënë dhe si pasojë e kësaj ai është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të tjera trupore.

Kadri Veseli dje është parë në spitalin e Mitrovicës por, sipas dëshmitarëve vizita e tij te babai ishte e shkurtër. Ndërsa sa i përket qëndrimit të tij në Kosovë Dhomat e Specializuara për portalin rtv21.tv nuk kanë konfirmuar sa do të zgjasë vizita. Në përgjigjen e tyre thuhet se për të respektuar privatësisë e Kadri Veselit nuk mund të japin informata shtesë./21Media 

Back to top button