Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendja e pacientes që u infektua me ethet e minjve është stabile

IKShPK ka njoftuar se është diagnostikuar rasti i parë me ethe të minjve në Kosovë.

Infektologu Arben Vishaj për portalin rtv21.tv ka njoftuar se pacientja është nga Deçani e moshës 53 vjeç.

Ai ka thënë se gjendja e saj është stabile derisa ka shtuar se ka një javë që është hospitalizuar.
“Gjendja stabile ka prekje te veshkave por, jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar ai,

Sipas IKSHPK-së burim kryesor i këtij infeksioni janë minjtë.

“Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjepruese. Në organizmin e njeriut shkaktari hy përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button