Gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë
Bashkëpunim i vazhdueshëm i KFOR-it me Ministrinë e Punëve të Brendshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it gjeneral major, Lorenzo D’addario, ku diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës.
Fillimisht ministri, Mustafa e uroi për detyrën e re gjeneral major D’addario dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim mes dy institucioneve.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve sa i përket rendit dhe sigurisë në Kosovë. Gjithashtu ata vlerësuan se gjendja e sigurisë në vendin tonë është e qetë.
Ata u shprehen të gatshëm që bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it të thellohet edhe më tej, thuhet në komunikatën për media.