Gjendja e shpifur e spitalit të Gjakovës

Një gjendje aspak e këndshme, shkaktuar nga vjetërsia dhe pakujdesia

Jemi mësuar që vendet publike t’i shohim në një gjendje zakonisht jo të mirë, e kjo mund të shihet më së miri në rrugët tona ku mbizotërojnë mbeturinat por nuk mungojnë edhe shkatërrimet e gjymtimet e vendeve të ndryshme.

Por kur një gjendje e tillë mund të shihet edhe në spitale, vendin ku pastërtia është e rëndësisë së parë, kjo është një arsye për t’u shqetësuar, shkruan rtv21.tv.

Këtë mund ta shohim në spitalin rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, shikues të RTV21 kanë dërguar disa foto ku shihet një vend i lënë pas dore e pa kujdes.

Mbeturinat janë të pranishme që nga dhomat e brendshme e deri në oborrin e spitalit, një pamje që nuk do më shumë koment…/21Media

No photo description available.No photo description available.No photo description available.No photo description available.No photo description available.Image may contain: tree, shoes and outdoor

Back to top button