Gjeneral Sylejman Selimi lirohet nga burgu

Ai do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues  deri më 30 tetor 2020

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Sylejman Selimi është liruar nga burgu. Lirimin e tij e ka mundësuar Paneli për Lirim me Kusht. Lajmin e ka konfirmuar  avokati Tomë Gashi. Sylejman Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30 tetor 2020. Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg./21Media

 

 

 

Back to top button