Gjenerata e re e xhudos kosovare po stërviten në Japoni

Xhudistët e rinj nga Kosova kanë udhëtuar drejt Tokios së Japonisë, për një kamp stërvitor, ku po përgatiten për sfidat dhe garat e ardhshme.
Në këtë përgatitje ndërkombëtare po marrin pjesë talentët Enise Zijade, Jon Kuka, Roni Reshitaj dhe Fiona Kuka, të cilët po punojnë nën udhëheqjen e kampiones olimpike dhe trajneres së tyre, Majlinda Kelmendi.
Ky kamp ofron mundësi të vlefshme për xhudistët e rinj që të përfitojnë nga përvoja e disa prej sportistëve më të mirë të xhudos në botë. Me disiplinë dhe përkushtim, ata synojnë të ndjekin gjurmët e suksesit që e ka bërë xhudon kosovare të njohur në arenën ndërkombëtare.