Gjenerata Z po refuzon të mësojë të ngasë makinën

Gjithnjë e më pak adoleshentë po ulen në timon. Të dhënat nga Departamenti i Transportit në SHBA tregojnë një rënie prej 27% të 16-vjeçarëve me patentë nga viti 2000 deri në vitin 2022, çka tregon një ndryshim në mënyrën se si të rinjtë e shohin drejtimin e makinës.
Disa faktorë po ndikojnë në këtë prirje.
Sondazhet tregojnë nivele të larta stresi lidhur me drejtimin, ndërsa kostot për mësimet, siguracionin dhe mbajtjen e një makine janë rritur ndjeshëm. Nga ana tjetër, Gjenerata Z ka më shumë alternativa në dispozicion, si shërbimet e transportit me aplikacione, biçikletat elektrike apo skuterat, duke e bërë më pak të nevojshme drejtimin e një makine.