Gjeorgjia e fitoi titullin te 18-vjeçarët

Gjeorgjia është kampione në IHF Trophy për zonën evropiane në grupmoshën U18. Në ndeshjen e fundit dhe njëherit vendimtare, Gjeorgjia U18 fitoi ndaj Kosovës me rezultat 27:22.
Fituesi u vendos në pjesën e dytë. 14:14 përfundoi pjesa e parë.
Siç informoi Federata e Hendbollit. Gjeorgjia i ka fituar të gjitha ndeshjet dhe titullin e siguroi me 8 pikë të grumbulluara. Bullgaria është e dyta me 6 pikë, ndërsa Kosova mbetet e treta me 4 pikë. Britania e Madhe i ka 2 pikë, ndërsa Shqipëria mbeti e fundit pa pikë.
Në ndeshjen tjetër të luajtur të shtunën, Bullgaria fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 37:25./21Media

Back to top button