Gjeorgjia mposhti Bullgarinë

(Lajm i përditësuar)
Gjeorgjia ka mposhtur Bullgarinë në ndeshjen e eliminimit, përkatësisht në garën e Kombëtareve për renditje prej pozitës së nëntë deri në pozitën e 12-të.
Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat 31:34 në favor të Gjeorgjisë.
Pjesa e parë, Gjeorgjia në epërsi
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Gjeorgjisë.
Brenda 30 minutave, Gjeorgjia shënoi 17 gola, kurse Bullgaria 10.
Fillon ndeshja ndërmjet Bullgarisë dhe Gjeorgjisë
Ka filluar ndeshja ndërmjet Bullgarisë dhe Gjeorgjisë, e para në raundin e eliminimit, përkatësisht në garën e Kombëtareve për renditje prej pozitës së nëntë deri në pozitën e 12-të.
Kjo ndeshje po zhvillohet në Prishtinë./21Media