Gjërat që duhet t’i bëni për të qenë të përgatitur për festa

Deri te festat e fundvitit kanë mbetur edhe pak ditë. Dhe fillimi i dhjetorit mund t’ju duket pak herët për tu përgatitur për këto festa. Por planifikimi më përpara në kohë është çelësi për të menaxhuar festat pa stres.
Nëse jeni tip që i planifikoni gjërat, më poshtë do të lexoni se çfarë mund të bëni për t’u përgatitur për Krishtlindje.
Vendosni një buxhet
Para se të filloni të mendoni për përgatitjet tuaja për Krishtlindje, duhet të llogarisni buxhetin tuaj me mençuri.  Si bëhet kjo? Mos harroni të listoni gjithçka që ju nevojitet nga ushqimet, te dekorimet, dhuratat, pulovrat e Krishtlindjeve e kështu me radhë.
Llogarisni të planifikoni  sa do të shpenzoni për secilën dhe shkruani gjithçka. Duke bërë këtë do të keni një ide më të mirë se si të menaxhoni paratë tuaja dhe të evitoni të bëni shpenzime të panevojshme , shpesh të shtyra nga paniku kur afrohet dita e madhe.
Organizoni axhendën tuaj
Dhjetori është një prej muajve më impenjativë të vitit. Mes ecejakeve për dhurata, kohës së kaluar në shtëpi për të programuar festat dhe darkën e Krishtlindjeve me miq dhe kolegë, është e lehtë të harrosh gjëra. Pra, merrni laps e letër dhe shënoni në axhendë gjithçka që duhet të bëni. Përpiquni të organizoni kohën tuaj sa më mirë duke i shpërndarë aktivitet tuaja në gjithë muajin. Kështu nuk do të gjendeni në minutën e fundit para situatave dhe të blini gjëra pa i menduar.
Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni (dhe filloni t’i blini)
Mënyra më e mirë për të kursyer kohë, mund dhe lodhje është t’i blini dhuratat e Krishtlindjeve shumë para kohe. Nëse nuk keni nisur, është momenti të bëni ca pazare Krishtlindjesh.
Për të filluar, krijoni një listë të të gjitha dhuratave që duhet të bëni dhe kërkojini në oferta.  Gjurmoni blerjet më të leverdishme dhe përpiquni t’i blini të gjitha dhuratat në gjysmën e parë të dhjetorit.
Në këtë mënyrë do të evitoni stresin e dhuratave të minutës së fundit ose problemet e shpërndarjes me vonesë.
Nëse do të keni të ftuar gjatë festave, si për drekën ashtu edhe për darkën, do të ishte mirë të fillonit menjëherë të mendonit për menunë.
Nëse jeni në kërkim të ideve, mund të shihni emisione gatimi, të shfletoni revista me receta ose të ndiqni këshillat e shefave më të famshëm. Pasi të keni zgjedhur menunë, shkruani recetat dhe renditni përbërësit në mënyrë që të jeni të përgatitur për Krishtlindje.

Back to top button