Gjermanët vendosin nëse duan të jenë dhurues organesh

Gjermania vendosi që të mbetet zgjidhje e qytetarëve nëse duan të bëhen dhurues të organeve pas vdekjes; Mos deklarimi i tyre para vdekjes do të vazhdojë të nënkuptohet si jo

A do të duhej që secili gjerman me automatizëm të bëhej dhurues i organeve, kur ai nuk deklarohet paraprakisht me JO? Lidhur më këtë u kërkua të votohej sot në parlamentin gjerman.

Dhe pas argumentimeve të shumta nga të dy perspektivat pati shumë argumente pro dhe kundër, megjithatë shumica vendosi që ligji mos të ndryshoj dhe të mbetet zgjidhje e qytetarëve gjerman nëse duan të behën dhurues të organeve apo jo. Mos deklarimi i tyre para vdekjes do të vazhdojë të nënkuptohet si jo.

Kjo iniciative ka ardhur pasi që është rritur numri i pacienteve që janë në pritje të transplantimit të organeve ndërsa që është zvogëluar numri i dhuruesve, kështu që synohej që mos deklarimi paraprak apo heshtja e tyre të nënkuptonte po, megjithëkëtë kjo nuk u votu., shkruan rtv21.tv

Gjatë argumentimit u tha se do të duhej që njoftohen me shumë qytetarët që ata kanë mundësi të vendosin të bëhen dhurues organesh paraprakisht por jo edhe  heshtja e tyre të nënkuptonte pajtueshmëri. Kështu u vendos që mjeket të këshillojnë pacientët për këtë mundësi dhe të mund të behej një regjistër online.

Këtë ligj që Gjermani u mundu ta votoj sot është në 22 vende te Evropës.  Në Evropë, prinë: Spanje, Portugali dhe në Belgjikë me dhurues të organeve sepse atje pas vdekjes se trurit nëse ata nuk thonë jo, ata automatikisht i bijë që janë dhurues të organeve. Ndërsa në Gjermani vetëm kush thotë po, është pas vdekjes së trurit dhurues i organeve.

Në vitin 2008 kishte më shumë dhurues të organeve ndërsa sivjet ka rënë prapë, në Gjermani prej 1 milion njerëz janë vetëm 10 dhurues të organeve. /21Media

Back to top button