“​Gjermania aleat historik i Kosovës”, ambasadori Ajeti takon kancelarin Scholz

Në kuadër të pritjes për korin diplomatik të akredituar në Berlin, ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti është takuar sot me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai me këtë rast ka falënderuar kancelarin Scholz për kontributin e Gjermanisë për Kosovën.

“Faleminderit për angazhimin e gjithanshëm dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë – një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë”, ka shkruar ambasadori Ajeti në Facebook.

Back to top button