Gjermania aprovon ligjin që lehtëson marrjen e pasaportës gjermane dhe dyshtetësinë

Gjermania ka aprovuar ligjin që ua lehtëson qytetarëve të marrin pasaportën gjermane dhe dyshtetësinë.

Deputetët e Budenstagut kanë votuar në favor të ndryshimit të ligjit që do t’i hapë rrugë mundësisë për dyshtetësi.

Me 382 vota pro, 234 kundër dhe 23 abstenime është miratuar ligji në parlamentin gjerman.

Kjo lëvizje është dizajnuar për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore duke e bërë vendin më tërheqës për punëtorët migrantë./21Media

Back to top button