Gjermania dhe Franca mirëpresin zbatimin e Ligjit për të Huajt

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës e kanë vlerësuar të rëndësishëm zbatimin e Ligjit për të Huajt.Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes për mënyrën e zbatimit të këtyre ligjeve dhe sigurimin e dokumenteve për qytetarët.

“Mirë që u arrit pajtimi për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete në Kosovë. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe punës për punëtorët dhe studentët, shmangia e ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë çështje të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë progres do të jetë kyç”, shkroi ai përmes një postimi në rrjete sociale.

Kurse, Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, lidhur me këtë ka thënë se vullneti i mirë i të gjitha palëve ka bërë të mundur gjetjen e një zgjidhjeje të tillë.

“Është thelbësore që veprimet e ndërmarra të mos kenë një ndikim negativ në kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës.E përgëzoj rolin proaktiv dhe shumë pozitiv të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Guerot përmes një postimi në platformën “X”./21Media

Back to top button