Gjermania do ta mbështet Kosovën për anëtarësim në NATO dhe BE

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, në Prishtinë shprehu mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE, por tha se ka procedura që duhet të përmbushen.
“Gjermania e mbështet shumë qartë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Mirëpo, kjo rrugë duhet të ecet dhe mund të ketë edhe pengesa, mirëpo ne e mbështesim Kosovën në këtë rrugë. Kjo nënkupton se edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, ne po mundohemi në kuadër të Procesit të Berlinit, t’i japim një dinamikë këtij procesi, në mënyrë që pengesat të hiqen dhe parakushtet të krijohen. Kam siguruar palën kosovare se ne qëndrojmë krah Kosovës edhe sa i përket mbështetjes ushtarake”, tha ajo në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurtin./21Media

 

Back to top button