Gjermania do t’u sigurojë ukrainasve trajnime ushtarake
Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës trajnime se si të përdorë raketat – një lloj arme artilerie – të dërguara nga SHBA.
Tashmë kishte pasur një ndryshim të madh të politikës në Berlin, me Gjermaninë që më parë kishte autorizuar furnizimin e Ukrainës me 50 tanke kundërajrore.
Gjermania ka pasur prej kohësh një politikë për të mos furnizuar me armatim të rëndë zonat e konfliktit dhe vendimi i saj habiti botën, transmeton rtv21.tv
Scholz aktualisht ndodhet në Tokio, Japoni, duke kërkuar lidhje më të ngushta me vendet që ndajnë vlerat e tij demokratike në rajonin Azi-Paqësor./21Media