Gjermania goditet nga një stuhi

Gjermania është goditur nga stuhia “Zoltan” në mëngjesin e hershëm të së enjtes.

Ndërprerjet e qarkullimit të trafikut hekurudhor dhe detar, dëmtimet në ndërtesat e banimit dhe tregjet e anuluara të Krishtlindjeve shkaktuan rrethana kaotike, kanë shkruar mediat gjermane. 

Shërbimi Gjerman i Motit (DWD) pret që edhe të premten në mëngjes të ketë uragane të forta në brigjet e veriut dhe në detin Baltik.

Stuhia Zoltan gjithashtu ka vazhduar të shkaktojë probleme në pjesën tjetër të vendit. Edhe pse era fillimisht aty do të dobësohet ditën e premte, ajo do të jetë prezente sërish në gjysmën e dytë të ditës. Nivelet e ujit pritet të rriten në më shumë se 2.5 metra mbi mesataren e ujit të lartë midis orës 08:00 dhe 12:00, të premten.

Stuhia “Zoltan” shpërtheu të enjten në veri dhe veriperëndim të Gjermanisë. Shpërthime të ngjashme me uraganin në veçanti shkaktuan operacione të shumta të brigadës së zjarrfikësve, të cilat mund të vazhdojnë deri në mbrëmjen e së premtes.

Vetëm në jug të Brandenburgut, shërbimet e urgjencës numëruan rreth 68 misione nga pasditja deri në orët e hershme të mbrëmjes. Sipas zjarrfikësve, një pemë 15 metra e lartë ra pranë një stacioni autobusi në qytetin Hanseatik. Sipas një zëdhënësi, një person është lënduar nga një pemë e rrëzuar në Berlin./21Media

Back to top button