Gjermania i dhuron 2 kamionë FSK-së, priten afër 4 milionë euro donacion deri në fund të vitit

Gjermania i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës  dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro.

Dorëzimi i donacionit te Minsitri i Mbrojtjes Ejup Maqeodonci u bë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas Maqedoncit, deri në fund të këtij viti pritet që që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrijë vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro.

“Sot, nga ambasadori Rohde pranuam si donacion dy kamion për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrinë vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro.Shprehim mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës.”, ka shkruar Maqedonci në Facebook./21Media

Back to top button