​Gjermania më e fortë se Amerika, për kafe

Gjermania bleu më shumë kafe se Amerika, në Brazil.

Shtetet e Bashkuara ranë në vendin e dytë për vitin 2025 pasi vendosën tarifa të larta importi.

Gjermania, sic raporton DPA, importoi vitin e kaluar 5.4 milionë thasë kafeje braziliane prej 60 kilogramësh.

Kjo është hiq më pak se 13.5% të eksporteve totale të Brazilit, njoftoi shoqata e eksportuesve brazilianë të kafesë Cecafé.

Amerika importon 100 mijë thahsë më pak ose 5.3 milionë gjithsej. Kjo është 33 për qind më pak se më 2024S.

Cecafé tha se rënia u shkaktua kryesisht nga tarifat e përkohshme deri në 50%, të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ky i fundit i vendosi ato për një sërë produkteve ushqimore braziliane si reagim ndaj procedimeve penale kundër ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, një aleat politik i presidentit amerikan, I cili është shpallur fajtor dhe po vuan një dënim me burg prej më shumë se 27 vjetësh, për tentim grushti shteti.

Brazili eksportoi gjithsej 40 milionë thasë kafeje vitin e kaluar, që është rreth 20 për qind më pak se një vit më parë. Pavarësisht kësaj, të ardhurat nga eksporti u rritën me 24 për qind, duke arritur rekord prej 15.5 miliardë dollarësh.

Brazili është i vetmi vend prodhues që eksporton kafe në më shumë se 120 shtete dhe përbën mbi një të tretën e tregut global. Pas Gjermanisë dhe SHBA-së, blerës të mëdhenj janë edhe Italia, Japonia dhe Belgjika.

Back to top button