Gjermania premton ndihmë për fqinjët me refugjatët që ikin nga Ukraina

Gjermania ka premtuar mbështetje për fqinjët e saj, përfshirë Poloninë, në rast të një fluksi njerëzish pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën.
“Ne po ndjekim nga afër nëse do të ketë një fluks refugjatësh në vendet tona fqinje”, tha Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser në një deklaratë.
Gjermania “do të ofrojë ndihmë masive për shtetet e prekura – veçanërisht fqinjin tonë Poloninë – nëse do të ketë një fluks në shkallë të gjerë” dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Poloninë dhe Komisionin e BE-së”, tha ajo.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha gjithashtu se autoritetet e sigurisë së vendit rritën masat mbrojtëse për të kundërshtuar çdo sulm kibernetik, transmeton rtv21.tv.
Ekipet e CNN kanë dëshmuar një përplasje trafiku që shkonte drejt perëndimit nga kryeqyteti Kiev në orët pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës./21Media

Back to top button