Gjermania premton paketë prej 65 miliardë eurosh për të luftuar krizën energjetike

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka njoftuar për një paketë masash prej 65 miliardë eurosh (56.2 miliardë paund) për të luftuar kërcënimin e rritjes së kostos së energjisë në muajt e ardhshëm.

Paketa, shumë më e madhe se dy të mëparshmet, do të përfshijë pagesa një herë për më të cenuarit dhe lehtësime tatimore për bizneset me intensitet energjie.

Vendet në të gjithë Evropën po shqyrtojnë masa të ngjashme.

Çmimet e energjisë janë rritur që kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë dhe Evropa po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse.

Dy ditë më parë, Rusia ka deklaruar se do të pezullojë eksportet e gazit në Gjermani përmes gazsjellësit Nord Stream 1 për një kohë të pacaktuar, shkruan BBC.

Masat e fundit kanë ardhur pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian./21Media

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button