Gjermania trajnon policinë ushtarake të FSK-së

Policia ushtarake gjermane ka trajnuar për një javë policinë ushtarake të Kosovës, kështu ka bërë të ditur të martën ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj ka shkruar në “Facebook”, se trajnimi është bërë në shkathtësitë e mbrojtjes së afërt.
“Ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes forcave të dy vendeve tona. Mirënjohje dhe falënderim i thellë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë për gjithë mbështetjen e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj./21Media

Back to top button