Gjermania vazhdon të mbështesë zhvillimin e bujqësisë
Rikalo ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.
Gjatë këtij takimi, Ministri Rikalo ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për vitin e ardhshëm.
Siç njoftohet në komunikatë, ministri Rikalo dhe Ambasadori Heldt u pajtuan që zhvillimi i bujqësisë dhe zhvillimi rural është i rëndësishëm, pasi që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ambasadori Heldt theksoi se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e bujqësisë.
”Ministri Rikalo e falënderoi Ambasadorin Heldt për mbështetjen e Gjermanisë deri më tani, i cili sipas mendimit të tij ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e vendit”, theksohet më tutje në komunikatë./21Media