Gjiganti italian pritet të bëhet me president të ri

Juventusi pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në strukturën drejtuese gjatë mbledhjes së aksionarëve në muajin nëntor, ku do të emërohet një president i ri i klubit.

Raportohet se pronari i klubit, John Elkann, është në kërkim të një figure përfaqësuese në krye të bardhezinjve, ndërsa pushteti ekzekutiv do të kalojë kryesisht në duart e Damien Comolli, i cili do të promovohet si Drejtor i ri Ekzekutiv.

Ndërkohë, ish-kapiteni i klubit, Giorgio Chiellini, mund të bëhet pjesë e bordit të drejtorëve në të njëjtën periudhë. Presidenti aktual, Gianluca Ferrero, i cili mori drejtimin në janar 2023 pas dorëheqjes së Andrea Agnellit dhe bordit të mëparshëm, gëzon ende besimin e Elkann-it, por megjithatë po shqyrtohet një ndryshim në krye të klubit.

Emrat e përmendur nga tifozët në rrjetet sociale janë legjendat Alessandro Del Piero dhe Michel Platini, megjithatë sipas raportimeve, Elkann mund të orientohet drejt një kandidati tjetër, madje edhe nga fusha e politikës ose financave.

Pavarësisht ndryshimeve në nivelet e larta, ‘Corriere dello Sport’ raporton se objektivi kryesor i Juventusit mbetet i njëjtë: të arrihet një model financiar i qëndrueshëm dhe vetëmbajtës, duke ruajtur njëkohësisht konkurrueshmërinë në fushë.

Ferrero dhe drejtori ekzekutiv aktual, Maurizio Scanavino, mund të zhvendosen në role të tjera brenda Juventusit ose të emërohen në pozicione të reja në Exor, kompaninë holding të familjes Agnelli.

Back to top button