Gjilanasi tenton ta dhunojë një femër, aksidentohet
I dyshuari aksidentohet me vëllain e viktimës
Një i dyshuar kishte tentuar dje ta dhunojë një femër në Gjilan, mirëpo viktima kishte arritur që të largohet ka njoftuar policia.
“Vëllai i viktimës gjithashtu i dyshuar pasi kishte kuptuar rastin kishte futur të dyshuarin në veturë dhe gjatë ngasjes ishin kacafytur mes veti, me ç’rast kanë shkaktuar aksident trafiku”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media