Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjilanasi vdes pas rrokullisjes me traktor

Një person derisa ishte duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge, ku si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në Gjilan.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button