Gjilani fiton derbin lokal ndaj Dritës

Gjilani ka fituar derbin lokal ndaj Dritës me rezultat minimal.

Në minutën e 87-të ndeshja derbi u zhbllokua kur kapiteni i Gjilanit, Armend Thaqi lëshoi një projektil nga distanca për të kaluar Gjilanin në epërsi 1-0.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Gjilani mori një fitore të madhe 1-0.

Me këto tre pikë Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 21 pikë, derisa Drita është e para në tabelë me 37 sosh.

Gjilani në xhiron e ardhshme takohet në udhëtim me Ferizajn, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Feronikelint ’74.

Back to top button