Gjilani në epërsi kundër Drenicës
Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin e Gjilanit.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Gjilanit gjendet në epërsi prej 2:0 në ndeshjen kundër Drenicës.
Fillimisht, pas një harkimi të Torassas në zonë, Shkëlzen Lushtaku shënon gol në portën e tij në minutën e 14’, duke kaluar kundërshtarin në epërsi prej 1:0.
Ndërkaq, golin e dytë për gjilanasit e shënoi sulmuesi i krahut Keita Razak, i cili dyfishon epërsinë e Gjilanit në 2:0 në minutën e 42’ të ndeshjes.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat 2:0 në favor të Gjilanit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?