Gjilani shkarkon Ismet Munishin

Klubi i Futbollit nga Superliga e Kosovës Gjilani ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin e trajnerin, Ismet Munishi.
Në njoftimin e lëshuar nga klubi gjilanas thuhet se marrëveshja ndërmjet palëve është mbyllur dhe se trajnerit i urohet sukses në vazhdim të karrierës.
Gjithashtu Gjilani ka bërë të ditur se Munishi do të zëvendësohet nga Alban Hyseni i cili do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit./21Media

Back to top button