Gjimshiti, mungesa e madhe e Shqipërisë për ndeshjen me Anglinë

Berat Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjet e radhës me Anglinë në Wembli dhe Andoren në Tiranë.
Shqipëria do të luaj në datë 12 nëntor në Londër.
Futbollisti u lëndua në ndeshjen me Hungarinë në Budapest, ku Shqipëria fitoi 1-0 me gol të Armando Brojës.
FSHF dhe Atalanta kanë rënë dakord që mbrojtësi i qendrës të mos jetë prezent në këtë grumbullim.
Natyrisht kjo do të jetë një minus i madh në repartin difensiv, pasi 28-vjeçari tashmë ka një eksperiencë të madhe si në Serie A dhe ne kompeticionin Champions League./oranews

Back to top button