Gjini: 500 mijë vota i kanë ngatërru me like të Indisë dhe Kinës

(Lajm i përditësuar)
Gjini për pagat minimale: Nuk guxojmë të harrojmë sektorin privat
Ardian Gjini, kandidati për deputet nga AAK, në debatin zgjedhor në RTV21 në lidhje me pagat minimale ka thënë se do të ketë kujdesje edhe për sektorin privat.
“Pagat minimale e përcjellin edhe sektorin privat sepse ne e dimë se kur flasim për pagë minimale flasin kryesisht për sektorin publik mirëpo nuk guxojmë të harrojmë asesi edhe sektorin privat. Pagë 500 euro nuk do të ketë në sektorin publik por ne duhet të kujdesemi edhe për sektorin privat”, tha Gjini. /RTV21/21Media
Gjini: 500 mijë vota i kanë ngatërru me like të Indisë dhe Kinës
Ardian Gjini, kandidati për deputet nga AAK, në debatin zgjedhor në RTV21 ka deklaruar se sjelljet e kryeministrit, Albin Kurtit në fushata nuk e japin përshtypjen e komoditeti të tij, për marrjen e 500 mijë votave.
”Sjelljet e Kurtit nëper tubime nuk ta lojnë përshtpyjen e dikujt që i ka 500 mijë, pom duket që i kanë ngatrru 500 mijë like prej Indisë dhe Kinës ato janë fallc, populli i Kosovës nuk është qysh ka mendu VV-ja”, tha Gjini
Gjini: Sa për prag të Aleancës, mos u brengosni
Në debatin zgjedhor të RTV21 Ardian Gjini, kandidati për deputet nga AAK është shprehur optimist së në 9 zgjedhjet e 9 shkurtit AAK-ja do ta ketë rritjen më të madhe që e ka pasur ndonjëherë.
”Nuk ka njeri që e dinë se kush i fiton zgjedhjet më 9 shkurt, sa për prag të Aleancës keni me e pa seri. Rritjen më të madhe që e kemi pasur ndonjëherë jemi duke e par tash, keni me e pa edhe pak”, tha Gjini
”Cka mundet Kosova me i bë BE-ë një anshëm për me i hek masat, nuk kemi ndonjë mjet për me i detyru. Nëse BE vendosin sanksione as Rusia nuk mundet me i detyru me i hek asnjë shtet në botë. Rruga e vetme është me dit arsyen pse janë vendosur, me bashkëpunu, me punu me BE-në për me i heq”, ta Gjini.
Gjini tutje ka shtuar se ”Nese BE ka me pa një qeveri të re që e e ka seriozisht rrugën gjithçka ka me ndodh ma lehtë”.
Gjini: Ne duhet me shiku interesin tonë dhe jo me i mbajtë ligjerata diplomatëve
Në debatin zgjedhor të RTV21 Ardian Gjini, kandidati për deputet nga AAK ka thënë se qeveria aktuale Kurti i ka mbajtë ligjerata diplomatëve.
“Nëse SHBA-të dojnë që mos mi lënë Serbinë me qenë gjithmonë me Rusinë nuk mujnë na me i dhënë këshilla, ata i kanë politikat e veta ata i dinë. Ne duhet me shiku veten, interesin tonë jo me i mbajtë ligjerata se qysh duhet me u sjellë ata, gjë që qeveria Kurti e ka bë edhe i ka erritu, kryeministri jonë ka shku nëpër takime serioze edhe ka nis me i ligjeru diplomatëve”, tha Gjini. /RTV21/21Media
Gjini: Nuk dyshojë tek integriteti i gjyqëtarëve të Kosovës
Në debatin zgjedhor të RTV21 Ardian Gjini, kandidati për deputet nga AAK, ka theksuar se nuk dyshon tek integriteti i gjyqëtarëve të Kosovës.
“Ka momente kur kemi pasur kontradikta, kemi pasur mendime ndryshe. Këto janë korniza të trasha të forta të shtetit të Kosovës nuk mundet me dalë as Gjykata Kushtetuese prej tyne edhe unë nëse kisha dyshuar tek integriteti i njerëzve por me të tregu të vërtetën nuk dyshojë në integritetin e gjyqëtarëve të Gjykatës për këto tema, unë mendoj që shumica dërmuese e tyre janë edhe patriot të vërtetë”, tha Gjini. /RTV21/21Media
Në debatin zgjedhor të RTV21 Ardian Gjini, kandidati për deputet nga AAK, ka theksuar se cilado qeveri që do të vijë në pushtet duhet patjetër ta dërgojë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
”Kush do që ka me ardhë pushtet ka me dërgu draftin e Asociaconit në Gjykatën Kushtetuese sepse nëse nuk e dërgojnë kanë me dëmtu Kosovën”, tha Gjini. /RTV21/21Media
Gjini: Asociacioni u refuzua pasi që kanë menduar se do ta humbin ndonjë votë, por tani kanë me i humb krejt
Ardian Gjini, kandidati për deputet nga AAK në debatin zgjedhor të RTV21 tha se Qeveria Kurti ka refuzuar ta dërgoj draft staturin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese duke i shkaktuar ngecjen në disa zhvillime interesante për Kosovën.
”Kosova e ka pasur një detyrë për dy vite, me hartu draftin e Asociacionit e me dërgu në Gjykatën Kushtetuese nuk na është kërku me themelu po me dergu në Gjykatën Kushtetuese. Qeveria Kurti ka hezitu me bë këtë hap me këtë hap kemi mujt me pas disa zhvillime inetersante, fillimisht Këshillin e Evropës, jo sanksisione, po këtu është kriju ndjenja nga Qeveria se nëse e dërgojmë në Gjykatë na mori lumi”, tha Gjini ndër tjera.
Gjini tutje ka shtuar se ”Asociacioni është detyra Kyresore për Kosovën është refuzuar me u kry, ndoshta kanë mendu se humbin naj votë, por tani kanë me i humb krjet, kanë me humb shumë vota”. /RTV21/21Media
Gjini: Kosova, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë mbetur pa anëtarësim në NATO
Ardian Gjini, kandidati për deputet nga AAK, në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se Kosova, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina janë tre shtetet që kanë mbetur pa u anëtarësuar në NATO.
“Unë e shoh NATO-në në vazhdimësi, kështu që shtrirja e NATO-së në vendet të cilat kanë mbetur pa u anëtarësu mundet me u shndërru në një qështje serioze tani të sigurisë. Mos të harrojmë që kanë mbetur vetëm tri vende në Evropë pa u anëtarësu, ato vende janë Serbia, Kosova dhe Bosnja. Vendet tjera janë anëtare përpos vendeve neutral si Zvicra”, tha Gjini.
Sa i përket presidentit Trump ai thotë se gjatë mandatit të tij para katër viteve ai ka bërë të ditur se vendet anëtare të NATO-së duhet të paguajnë për mbrojtje të përbashkët.
“Presidenti Trump e ka bërë të ditur shumë shpesh edhe në mandatin e tij deri para katër viteve edhe tash që vendet anëtare të NATO-së duhet të paguajnë hisen të GPT-së për mbrotje të përbashkët se nuk mundet Amerika për 80 vite me mbrojtë Evropën. E ka bërë të qartë troq, ky nuk është sentiment vetëm i një njeri apo i Trumpit në Amerikë. Ky sentiment ka ekzistu tek shumë gjenerata të diplomatëve dhe të ushtarakëve amerikanë”, tha Gjini. /RTV21/21Media
Gjini: Për Kosovën nuk është jetike njohja nga Serbia
Gjini: Marrëdhëniet SHBA- Kosovë janë në krizë serioze
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se Kosova nëse vazhdon të sillet njejtë me SHBA nuk do të ketë qasje të njejtë
“Njerëz serioz të administratës amerikane na e kanë thënë troq që marrëdhëniet janë në krizë serioze, mirëpo ka një hezitim nga administrata amerikane për me u sjellë me Kosovën sikur me vendet tjera për shkak se e ndjejnë edhe si krijesë së vetën, e dojnë. Mandje në gjuhën angleze na kanë thënë në troq se e dojnë Kosovën për me u sjellë me Kosovën si me vendet tjera, përndryshe ishim sjellë krejt ndryshe. Nuk e di a ka me qenë kjo qasje tash prej asaj që e shohim jo nuk ka me qenë e njëjta qasje, në fakt jam i bindur. Orientimi, marrëdhëniet ndërkombëtare filozofik i administratës republikane Trump nuk është i njejtë, është krejt ndryshe. Nuk ka me pasë qasje të njëjtë nëse Kosova vazhdon me u sjellë njejtë”, tha Gjini. /RTV21/21Media
Gjini: Haradinaj personi më i duhur që mund të çojë Kosovën në NATO
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini në debatin zgjedhor në RTV21 ka deklaruar se qëllimi kryesor i kryetarit të AAK-së njëherit edhe kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj, është të punojë për afrim të Kosovës me NATO-n.
Ai e cilësoi këtë mision si një angazhim të kahmotshëm të Haradinajt dhe e vlerësoi atë si personin më të duhur për realizimin e këtij objektivi të rëndësishëm.
”Qellimi kryesor i kryetarit Haradinajt është me kry punën e vet me afru Kosovën me NATO-në është misioni i tij i kahmotshëm, është personi më i duhur me kry një gjë të tillë”, tha Gjini./RTV21/21Media