Gjini: Fitoi demokracia, u rrëzua diktati

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, teksa ka thënë se me këtë vendim ka fituar demokracia dhe është rrëzuar diktati.
Ai tutje ka shkruar se shteti nuk mund të mbahet ‘peng vetëm për ambicie të sëmurë të një personi”.
“Fitoi demokracia, u rrëzua diktati Me këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese një gjë është e qartë:
Kosova nuk është dhe nuk mund të bëhet diktaturë. VV-ja duhet ta propozojë kandidatin-en për kryeparlamentar dhe deputetët të votojnë në votim të hapur. Nuk mund të abuzohet në pafundësi me propozim vetëm të një kandidati. Nuk mund të mbahet peng shteti vetëm për ambicie të sëmurë të një personi. “Shteti nuk i nënshtrohet një individi”, shkruan Gjini në reagim.