Gjini ia numëron dështimet Kurtit: Fyerje me i nda 100 euro disa ditë para zgjedhjeve

(Lajm i përditësuar)
Gjini ia numëron dështimet Kurtit: Fyerje me i nda 100 euro disa ditë para zgjedhjeve
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 ia numëroi dështimet që sipas tij ka bërë Kurti.
“Ka dështuar në rritje ekonomike, ka dështuar në rritje permanente të pagave që mos me pas nevojë me i nda nga 100 euro para zgjedhjeve, ka dështuar në rritje të vendeve të punës, në infrastrukturë, në shëndetësi, arsim, marrëdhënie ndërkombëtare. Kur dështon në gjithçka, kur vijnë zgjedhjet qaherë me ua nda do pare, ama unë ka me ju thënë qytetarëve: e meritoni shumë më shumë. Në çfarëdo vendi demokratik është fyerje serioze kur dikush t’i qet 100 euro disa ditë para zgjedhjeve”, tha ai.
Gjini i bindur: Po hyjmë në garë për me fitu
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 tha se në zgjedhjet e 7 qershorit po hyjnë në garë për fitore.
“Ne po ndërtojmë konceptin me nxjerrë Kosovën prej krizës, nëse qytetarët kanë me na besu ju premtoj që kanë me marrë diçka që nuk e kanë parë kurrë. Unë e di qysh me bo këtë punë në nivele tjera, e kam vërtetu.”
Ai tha se do të jetë kryetar i Gjakovës “derisa Aleanca t’i fitojë zgjedhjet”.
“Nuk jemi tu hy në garë për me dalë të dytët e të tretët, por jemi duke hy në garë për me fitu”, u shpreh ai.
Gjini shtoi se në këto zgjedhje janë partia e vetme që po hyn me ndryshime në këtë proces zgjedhor.
Gjini zbulon planin si do ta drejtojë AAK-në
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 tha se në vijat strategjike, në bindjet ideologjike nuk do të ketë ndryshim asnjë presje.
“Ato që kemi ndërtu bashkë me Ramush Haradinajn që kanë të bëjnë me mënyrat e zhvillimit ekonomik, me sovranitetin posaçërisht me sigurinë dhe aleancat tona me orientimin properëndimor nuk do të ketë ndryshim, nuk ia heq asnjë presje”, tha ai.
Megjithatë, Gjini tha se mund të ketë ndryshim në metodë të punës.
Gjini: Haradinaj shumë moti ka mendu mos me garu për kryetar të AAK-së
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 zbuloi se ka qenë mendim i kahershëm i kryetarit aktual Ramush Haradinaj të mos garojë më për këtë post.
“Ka qenë mendim i tij i kahershëm, shumë kush prej nesh kanë pas hezitime”, tha ai.
Gjini thotë se Ramush Haradinaj parashihet të jetë Kryetar Nderi i AAK-së
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmohem si kryetar i AAK-së
Kandidati për kryeministër i AAK Aridian Gjini në emsionin “Click” tha se deri me tani është kandidati i vetëm për kryetar të AAK-së.
“Gjasat janë reale, po me vjen keq me thanë ashtu por jam kandidati i vetëm i propozuar për kryetar të partisë, mund të ketë kandidatura tjera nëse ka krejt në rregull është…me 24 do të konfirmohëm si kryetar i Aleancës”, konfirmoi ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?