Gjini: Kurti e ka pushtetin e plotë, na ka rrejt që ka sjellur rend e ligj në Veri

Kryetari i Gjakovës dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Ardian Gjini, ka reguar lidhur me konferencën që mbrëmë ka mbajtur kryeministri Albin Kurti pas sulmit dhe dëmtimit të infrastrukturës së kanalit ujor të Ibër-Lepencit.

Gjini ka thënë se s’ka dilemë që Serbia ka interes ta destabilizojë Kosovën, por shton se për mbrojtjen e Kosovës kanë përgjegjësi ata që udhëheqin me shtetin.

Sipas Gjinit, një gjë e tillë është dështuar të bëhet. Ai tutje ka thënë se Kurti kishte thënë se e ka sjellë rendin dhe ligjin në Veri dhe sipas Gjinit ajo që ndodhi është dështim.

Back to top button