Gjini: Nëse zyrtarët janë fajtorë, atëherë Kusari-Lila fajtore para tyre

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar më 4 nëntor një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ndaj ish-kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila.
Në kallëzimin penal, AAK-ja po pretendon se Kusari-Lila e ka keqpërdorur detyrën zyrtare në kohën sa ka qenë në krye të Komunës së Gjakovës.
Kryetari Ardian Gjini, njëherësh kandidat i AAK-së për edhe një mandat, ka thënë në RTV21 se nëse zyrtarët e tij janë fajtorë, atëherë Kusari-Lila fajtore para tyre.

Tutje, Gjini ka thënë se në takimet me qytetarët e Gjakovës, gjatë fushatës zgjedhore, nuk flet pothuajse fare për kundërkandidaten e tij.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës Ardian Gjini në rundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor ka marrë 18 mijë e 973 vota apo 45.76 për qind, ndërsa kandidatja e LVV-së Mimoza Kusari – Lila ka marrë 15 mijë e 426 vota apo 37.20 për qind./21Media

Back to top button