Gjini: Rezultati preliminar na nxjerr bindshëm fitues të zgjedhjeve

Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili kandidoi edhe për një mandat, pas rezultatit të djeshëm zgjedhor me ç’rast shkoi në balotazh me Mimoza Kusari-Lilën nga Lëvizja Vetëvendosje falënderoi të gjithë ata që e mbeshtetën.
Sipas Gjinit, dje u dëshmua pjekuria politike, por edhe kultura e lartë e qytetarëve.
”Rezultati preliminar i KQZ-së na nxjerr bindshëm fitues të zgjedhjeve të 17 tetorit. Si në garën për kryetar, ashtu edhe në atë për asamble. Vlerësimi dhe mbështetja e marrë nga ju, janë motivim dhe inkurajim që ne të vazhdojmë të angazhohemi edhe më shumë, me nder e përkushtim, për vendlindjen tonë.
Dje, u dëshmua pjekuria politike, por edhe kultura e lartë e qytetarëve tanë”, shkroi Gjini në Facebook./21Media
Back to top button