Gjini: Të gjitha projeksionet na nxjerrin fitues

Kandidati i AAK-së për komunën e Gjakovës, Ardian Gjini në një konferencë për media tha se rezultatet e deritashme e shpallin atë fitues.
“Të gjitha projeksionet na nxjerrin fitues. Është një fitore për Gjakovën”, tha Gjini.
Gjini nga ata që e votuan kërkoi që të festojnë me kujdes.
“Ju lus me festu me kujdes, me festu po vetëm me kujdes”, tha Gjini.
Në garë për të parin e Gjakovës janë Ardian Gjini nga AAK-ja me Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja.
Në ora 19:00 ka përfunduar procesi zgjedhor në 21 komuna që ishin në balotazh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që në ora 19:30 të dalë në konferencë për media./21Media

Back to top button