Gjini zbulon planin si do ta drejtojë AAK-në

(Lajm i përditësuar)
Gjini zbulon planin si do ta drejtojë AAK-në
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 tha se në vijat strategjike, në bindjet ideologjike nuk do të ketë ndryshim asnjë presje.
“Ato që kemi ndërtu bashkë me Ramush Haradinajn që kanë të bëjnë me mënyrat e zhvillimit ekonomik, me sovranitetin posaçërisht me sigurinë dhe aleancat tona me orientimin properëndimor nuk do të ketë ndryshim, nuk ia heq asnjë presje”, tha ai.
Megjithatë, Gjini tha se mund të ketë ndryshim në metodë të punës.
Gjini: Haradinaj shumë moti ka mendu mos me garu për kryetar të AAK-së
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 zbuloi se ka qenë mendim i kahershëm i kryetarit aktual Ramush Haradinaj të mos garojë më për këtë post.
“Ka qenë mendim i tij i kahershëm, shumë kush prej nesh kanë pas hezitime”, tha ai.
Gjini thotë se Ramush Haradinaj parashihet të jetë Kryetar Nderi i AAK-së
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmohem si kryetar i AAK-së
Kandidati për kryeministër i AAK Aridian Gjini në emsionin “Click” tha se deri me tani është kandidati i vetëm për kryetar të AAK-së.
“Gjasat janë reale, po me vjen keq me thanë ashtu por jam kandidati i vetëm i propozuar për kryetar të partisë, mund të ketë kandidatura tjera nëse ka krejt në rregull është…me 24 do të konfirmohëm si kryetar i Aleancës”, konfirmoi ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?