Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjini: Votuesit e AAK-së nuk do të pendohen kurrë për votën e tyre

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, me një falënderim të veçantë për votuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai tha se besimi i dhënë nga qytetarët do të shpërblehet me punë dhe angazhim, duke garantuar se votuesit e AAK-së nuk do të zhgënjehen nga mbështetja e tyre.

“Mundem me ju thënë që kurrë nuk kanë me u pendu për votën e vet. Për ne është një nder i jashtëzakonshëm dhe për gjithçka që kemi thënë gjatë fushatës, nuk kanë me u pendu kurrë. Kemi me punu shumë për votën e tyre”, deklaroi Gjini.

Ai komentoi edhe procesin zgjedhor, duke thënë se fushata është zhvilluar në kushte jo të barabarta politike.

“Pavarësisht që gara zgjedhore është mbajtur në një terren jo fer politik, ku janë përdorur të gjitha mjetet për ta kthyer rezultatin në favor të partisë në pushtet”, tha Gjini.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button