Gjira kritikohet nga fansat pasi publikoi fotografi të ushqimit në rrjetet sociale 

Dikur ishte shumë aktive me publikimin e projekteve të reja muzikore, kurse tani kohën më të madhe po e kalon pranë familjes.
Megjithatë, ajo po tregohet aktive për fansat e saj në rrjetet sociale, duke publikuar herë pas here fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Gjira u ka treguar fansave të saj në Instagram një situatë të pakëndshme me të cilën është përballur me një fans, i cili e kishte kritikuar atë për publikimin e ushqimit në Instagram gjatë Ramazanit.
“Çka t’i themi kësaj pune. Më fal pra, s’kam ditë që njerëzit janë t’u agjëruar për mua…kam menduar vendimi i agjërimit është personal dhe gjithkush që vendos – e bën për veti. PS: Couscous sallat hahet edhe në mbrëmje. Super ide për iftar”, ka shkruar Gjira në InstaStory./21Media

 

Back to top button